Ndërtimi, sektori që kontribuon në rritjen ekonomike (dhe nxitjen e sektorit të real estate)

Ndërtimi është kthyer në një nga sektorët kryesorë që mbështet rritjen ekonomike të viteve të fundit. Disa nga faktorët që kanë nxitur rritjen janë: shtimi i projekteve rezidenciale, vazhdimi i punimeve për rindërtimin pas tërmetit dhe investimet publike, kryesisht në ndërtimin e rrugëve.

Shtimi i ndwrtimeve i ka dhwnw njw hov zhvillimi sektorit tw real estate. Ndërtimi e mbylli vitin 2021 me rritje të fortë prej 19.4% (nga 1.81% vitin e mëparshëm), ndërsa aktiviteti i pasurive të paluajtshme u zgjerua me 8.9% (nga 5.5% vitin e mëparshëm të pandemisë).

Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e ndërtimit, në vitin 2021, ishte rreth 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro), sipas të dhënave të fundit të INSTAT,

Që prej 2014-s, sektori i është rikthyer ciklit zgjerues, dhe në vitin 2021 tejkaloi nivelin e 2008-s, kur janë dhe të dhënat më të hershme të publikuara nga INSTAT.

Pesha e ndërtimit ndaj PBB-së në total u rrit me 0.6 pikë përqindje, në 9.6%, duke arritur në nivelin më të lartë që nga 2013-a.

Përkundrejt tendencës tkurrëse të popullsisë dhe rritjes së ngadaltë të të ardhurave zyrtare, sektori i ndërtimit rezidencial po vijon aktivitetin, sidomos në kryeqytet. Në vitin 2021, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivel rekord në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ishte rreth 1.6 milionë m2, niveli më i lartë rekord.

Vetëm në tremujorin e parë 2022, sipërfaqja e lejeve ishte rreth 800 mijë metra katrorë, sa gjysma e gjithë vitit 2021.

Kostot e ndërtimit, rritje e pandalshme

Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e dytë 2022 arriti 107,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2022 është 6,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%. Tendenca është ndikuar nga shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe lëndëve të para.

Sipas INSTAT, Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5%, pasuar nga grupet, “Kosto të tjera” me 6,7%, “Shpenzime materiale” me 6,6%, “Shpenzime makinerie” me 4,1%, “Shpenzime për paga” me 2,9% dhe “Shpenzime transporti” me 1,2%. Brenda grupit “ Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi”, shënuan rritjen më të madhe me 7,8%, pasuar nga nëngrupi “Materiale ndërtimi” me 6,9% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 4,7%.

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X