
Tregu është i mbushur plot me agjentë që pretendojnë se mund ta shesin pronën tuaj, por në fakt zhduken krejt papritur pasi kanë marrë rastin e radhës në dorë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që nëse vendosni ta trajtoni pasurinë tuaj me agjensi imobilare, të kërkoni fillimisht për një kompani të mirëfilltë, serioze dhe profesionale.
Tek Dev-Inf ne ju sigurojmë që çdo pronë që trajtojmë është një oportunitet për ne dhe jo një nder që i bëjmë pronarëve. Duhet përmbysur tryeza dhe pronari do vendosur në vendin që i takon. Ështe pronari që me kursimet e një jete apo me fitimet nga puna ka krijuar një mundësi për veten e më pas për ne që punojmë në industrinë imobilare.
Vetëm përmes kësaj filozofie, agjenti imobilar do të mund të ofrojë gjer në fund shërbimin e duhur për të merituar më pas komisionin e tij. Në thelb agjenti imobiliar duhet të shtojë vlerë në proçes dhe mënyra për të shtuar vlerë është që të ja shesi pronën pronarit me çmimin më të mirë të mundshëm.
Agjenti imobiliar duhet të bëjë maksimumin që prona të shihet nga sa me shumë blerës potencial dhe vetem pasi te ketë përzgjedhur klientet me seriozë dhe t'i çojë tek apartamenti i pronarit për vizite. Vajtje-ardhjet e kota nuk i shërbejnë askujt, as klientet e sajuar per sy e faqe nuk bindin askend. Si në çdo gjë tjetër, edhe në shit-blerjen e pronave partnerët dhe bashkëpunëtorët janë elementi kyç dhe fillestar i një pune të suksesshme.
Jo më kot Dev-Inf Real Estate Company realizon përputhjen më të mirë të klientit me pronën në kohën më të shkurter dhe pa probleme prej dekadash me radhë.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
Eksperienca jonë nder vite për tregun aktual si dhe për perspektivën e zhvillimit në fusha të ndryshme na ka dhënë njohuri për të plotësuar hartën e parë dhe të vetme Interaktive të Tiranës me çmime të sugjeruara për secilën zone.