Tatimi i të ardhurave nga qiraja, çfarë duhet të keni parasysh?

Tatimi mbi të ardhurat që rrjedhin nga dhënia me qira e një pasurie të paluajtshme (tatimi në burim) është shpesh një temë që pronarët kanë pak njohuri.

Në botën e sotme, ku ekonomia zhvillohet me një ritëm të shpejtë dhe ku pronësia e pasurisë së paluajtshme është një prej objektivave kryesore për shumë individë, diskutimi rreth tatimit mbi të ardhurat nga dhënia me qira e një pasurie të tillë ka nisur të marrë një rëndësi të veçantë.

Me çdo fillim të një marrëdhënie qiraje, çështja e tatimit shpesh bëhet një temë diskutimi dhe reflektimi thelbësor për palët e përfshira. Si ndikon ky tatim në ekonominë e një vendi dhe në zakonet e individëve? Si forma e tatimit mund të ndikojë në motivimin për investime të mëtejshme dhe në rritjen e disponueshmërisë së pasurisë së paluajtshme?

Ky shkrim synon të hedhë dritë mbi këto pyetje dhe të japë informacion për të interesuarit, siç jemi përpjekur prej kohësh të informojmë përmes Blogut të Dev Inf Real Estate Company.

 

Çfarë duhet të dimë?

Mbi shumën bruto të pagesës për të ardhurat që vijnë nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme aplikohet tatimi në burim prej 15%. Si rregull, qiramarrësi e zbret masën e tatimit nga vlera  mujore e qerasë dhe ia kalon atë drejtpërdrejtë organeve tatimore kompetente.

Tatimi në burim duhet të paguhet jo më vonë se në ditën e 20-të të muajit pasardhës të muajit të pagesës. Paguesi i shumave është i detyruar të mbajë regjistrime për llogaritjen dhe mbajtjen e tatimit në burim për çdo përfitues të ardhurash dhe t’i vërë ato në dispozicion të organeve tatimore dhe të personit përfitues të së ardhurave, për të cilin është bërë pagesa.

Gjithashtu, duhet të dini se, tatimi në burim është obligim pagese për pronarin kur pronën që jep me qira e ka një individ/familje dhe për palën tjetër në rast se e ka me qira një kompani/organizatë.

 

Udhëzime:

 

Palët në një kontratë qiraje duhet të kenë parasysh të përcaktojnë qartë dhe në favor të interesave tuaj:

 

·         Afatin kur do të realizohet pagesa e çmimit të qirasë

 

·         Modalitetet e pagesës së çmimit te qirasë, monedhën e aplikuar dhe rastet kur monedha e përdorur zhvlerësohet si pasojë e ndryshimit të kushteve të tregut financiar

 

·         Aksesin për të përdorur lehtësisht facilitetet e godinës ku ndodhet ambienti i dhënë me qira

 

·         Përcaktimin e rritjes së përqindjes së qirasë në rast të rinovimit të afatit kontraktor.

 

·         Përcaktimin e qartë të rasteve të zgjidhjes së kontratës së Qerasë dhe autoritetit kompetent gjyqësor  për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve kontraktore

 

·         Rimbursimin (ose jo) të investimeve të kryera në ambient.

 

·         Përcaktimin e përgjegjësisë respektive të palëve për situatat që lidhen me riparimin e sendit në rastet e zakonshme apo të jashtëzakonshme.

 

Mos harroni! Në rast se jeni të interesuar për marrje ose lënie me qira të pronës suaj, drejtohuni te Dev Inf Real Estate Company. Ju mirëpresim!

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X