Profesioni i Ndërmjetësit në pasuri të paluajshme, ja ndryshimet sipas ligjit

Tashmë të gjithë personat që ushtrojnë aktivitetin në fushën e pasurive të paluajtshme në tregun imobiliar do të licencohen nga Ministria e Drejtësisë. Ligji që parashikon mirëfunksionimin e këtij sektori ka marrë miratimin në parlament. Ligji është hartuar ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe në relacionin shoqërues thuhet se qëllimi i tij është “mbrojtja dhe garantimi i ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, si një profesion i lirë dhe i rregulluar”.

Nëpërmjet këtij Ligji të miratuar në janar të këtij viti, Profesioni i Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme konsolidohet akoma më tepër si një “Profesion Publik i Rëndësishëm”, duke garantuar kështu rritjen e pjesës së tregut në transaksionet me pasuritë e paluajtshme, zhvillimin profesional të vazhdueshëm, standardet më të larta të etikës, si dhe mbrojtjen reciproke në marrëdhëniet e biznesit dhe me institucionet shtetërore.

Çfarë impakti ka ky ligj dhe si do jetë ai më i dobishëm për Shtetasit Shqiptar? Le të listojmë pikat kryesore të analizuara nga DevInf:

-          Sipas këtij ligji, për herë të parë 32 vitesh në tregun imobiliar, më së fundmi do kemi “Licensime”. Licensat do sigurojnë që përveçse aplikanti të plotësojë disa kërkesa personale si: arsimi, mosha, vërtetime statusit ligjor etj, aplikanti duhet të ndjekë edhe të paktën 60 orë trajnime.

-          Agjensitë e pasurive te paluajtshme  kanë detyrimin të regjistrojnë çdo transaksion dhe relativisht të raportojnë rastet e dyshimta pranë DPPP, (Departamenti Parandalimit dhe Pastrimit të Parave). Ndërmjet këtij ligji, ky detyrim qëndron i njëjtë, e reja që sjell ky ligj është se për herë të parë, nëse agjencitë ose agjentët nuk regjistrojnë dhe nuk raportojnë si parashikohet në ligj nuk do rrezikojnë më vetëm gjobat e larta por do rrezikojnë edhe licencat e tyre dhe vazhdimësinë e punës.

-          Ligji për herë të parë njeh kontratat, formatet e kontratave dhe detyrimet e klientëve të agjenciveimobiliare. Një element shumë i rëndësishëm për industrinë. Ndër të rejat më të rëndësishme që sjell ky ligj është përqasja për herë të parë me kodin e etikës disiplinore dhe kodin e sjelljes për agjentët imobiliar.

-          Standardi i shërbimit dhe cilësia e shërbimeve të përfituara nga klienti fundor do rriten ndjeshëm pa kosto shtesë për klientin.

-          Sipas statistikave që kanë agjencitëimobiliare, tregu i përgjithshëm i pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitin 2021, ka pasur një qarkullim prej 1.2 miliard euro në vitdhe nga kjo pjesë vetëm 15-20% e tregut Ndërmjetësohet nga AgjencitëImobiliare. Krijimi i këtij ligji do i hapi rrugë rritjes profesionale të Agjentëve dhe Agjencive dhe si rrjedhojë brenda pak vitesh edhe agjencitëshqiptare do kenë një ‘market share, 70-80% të tregut imobiliar, sikurse ndodh në praktikën perëndimore.

-          Gjithashtu, duhet theksuar se ndërmarrja e kësaj nisme ligjore vjen si pasojë e detyrimeve që ka marrë Shqipëria nëpërmjet angazhimit politik të nivelit të lartë për të punuar me Task-Forcën për Veprimin Financiar dhe MONEYVAL-in për të forcuar efektivitetin e regjimit të saj në luftën kundër pastrimit të parave. Një nga masat kryesore është pikërisht ngritja e një legjislacioni për certifikimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme në mënyrë që bashkëpunimi për parandalimin e pastrimit të parave të kryhet edhe nëpërmjet masave të marra për certifikimin e tyre dhe formalizimin e tregut, i cili ndikon drejtpërdrejt në tregun e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme, që është një nga elementet kyçe të pastrimit të parave në Shqipëri sipas raportit.

 

Ndryshimet e ligjit:

-          Të përcaktojë rregulla të thjeshtuara për ushtrimin e profesionit të agjentit imobilar, si  një profesion i lirë dhe i rregulluar në përmbushje të qëllimit për ndërmjetësimin e veprimeve juridike për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose të drejtave reale mbi to në përputhje me legjislacionin në fuqi.

-          Detyrimi për të raportuar nga ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme pranë strukturave përgjegjëse të autorizuar me ligj,  në rast dyshimi për pastrim parash gjatë  kryerjes së transaksioneve që lidhen me pasuritë e paluajtshme.

Kushtet e një ndërmjetësi:

Agjentët imobiliare duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me këtë ligj, dhe për të ushtruar aktivitetin e agjencisë imobiliare, agjenti imobiliar duhet të plotësojë këto kritere:

-          të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;

-           të ketë përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë,

-          të jetë shtetas shqiptar;

-          të mos jetë nën hetim apo gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë; 

-          të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje për të cilën nuk është rehabilituar;

-           të mos jetë dënuar me masë administrative gjobë ose masën administrative që detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi,

-          të ketë përfunduar programin e detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.

 

 

Burime:

 

https://www.parlament.al/Files/Akte/20220201141000ligj%20nr.%209,%20dt.%2027.1.2022.pdf

 

 

 

< Go back to news list

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X